OMONOIA ka reaguar me anë të një deklarate në lidhje me zgjedhjet në Himarë.
Sipas OMONOIA rezultati është se në fakt në datën 4 gusht do të zhvillohen zgjedhje të paligjshme pasi nuk po respektohen nenet 2, 3, 4 të Kushtetutës.
“Eshte e paperceptueshme ne vitin 2024 te diskutohet per shkeljen e shtetit ligjor nga vete Presidenti dhe gjykatat te fshihen dhe te mos bejne detyren. Nuk ka deshmi me te forte per jopavaresine e gjykatave sesa zvarritja e ketij procesi deri ne shuarjen e te drejtes. Nuk e kuptojme se pse Himara nuk meriton te kete zgjedhje te ligjshme dhe te lira. Ne nuk i druhemi betejes , ne nuk i trembemi hajduteve te zgjedhjeve , ne kemi zgjedhur te zbatojme ligjin dhe Kushtetuten”, shkruhet në deklaratën e OMONOIA.