Opozita do të mbajë sërish ditën e sotme një protestë para bashkisë së Tiranës.
Kjo protestë pritet që të nisë ditën e sotme rreth orës 11:00 ndërsa prej orës 09:30 ka nisur edhe bllokimi i disa segmenteve në bulevardin kryesor pranë bashkisë.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Protesta e fundit e opozitës ishte në 11 korrik para Kryeministrisë dhe më pas protestuesit u zhvendosën edhe para bashkisë.