Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Angli ka zhvilluar një takim dhe ka biseduar me kancelarin gjerman Olaf Scholz për angazhimin e përbashkët për integrimin.
Osmani ka njoftuar në Facebook për takimin me kancelarin gjerman në kuadër të samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Britani të Madhe.
“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës” shkruan ajo.
Samiti ka për qëllim adresimin e çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.