-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pal Trashaj u helmua para SPAK, Sejko: Në Janar 2023 ju liruan llogaritë, detyrimet u falën

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka sqaruar sot rastin e intelektualit Pal Trashaj i cili u vetëhelmua para SPAK.

I pyetur nga deputetët në Kuvend Sejko ka sqaruar detyrimin që kishte marrë i ndjeri, pagesat dhe një vendim të Gjykatës së Lezhës që e shpallte fajtor në gjyqin përballë NOA.

Guvernatori ka sqaruar se “Në 31 Janar 2023, në 2018 i ka kaluar MCA, nuk ka pasur asnjë rritje detyrimi, thjesht është ndjekur nga përmbaruesit. Nuk ka rënë dakord me MCA dhe në 31 Janar 2023, sipas kërkesës së palës kreditore që ishte tashmë MCA, është vendosur pushimi i praktikës përmbarimore.”

Gent Sejko ka treguar para deputetëve se është bërë heqja e sekuestrove konservative mbi llogaritë bankare të të ndjerit dhe vreshtaria për të cilën ai kishte marrë kredi, është dhe sot e kësaj dite pronë e Pal Trashaj, pra nuk i është marrë.

“Ka qenë sekuestro preventive e vënë mbi pasuritë për të kërkuar detyrimin. Klienti prej Janarit 2023 nuk ka pasur detyrim dhe bllokim të pasurive, por sigurisht që do ketë kërkuar një padrejtësi të bërë nga gjykata e Lezhës në ato vite”, sqaroi guvernatori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit