Tirana “bie” në Elbasan Arena dhe eliminohet nga UEFA Conference League, me kryeqytetasit që u mposhtën 0-1 nga Torpedo Kutaisi.
Barazimi 1-1 një javë më parë nuk mjaftoi për “bardheblutë”, të cilët në takimin e kthimit të vlefshëm për turin e parë kualifikues u ndëshkuan shumë shpejtë, me skuadrën nga Gjeorgjia që shënoi vetëm pas 3 minutash lojë me anë të Johnsen.
Në pjesën e dytë skuadra e Shkëmbit provoi gjithçka për gjithçka, por goli rezultoi një mision i pamundur dhe takimi u mbyll 0-1, me Tiranën që mbyll shpejtë aventurën europiane me rezultatin e përgjithshëm 1-2./Supersport