Një turist ukrainas ka ndërruar jetë në ishullin e Sazanit.
Sipas informacioneve paraprake atij iu dha ndihma e parë nga pjesëtarët e bordit por fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetonte.
Mësohet se ai vuante nga probleme të zemrës dhe aktualisht ndodhej në Shqipëri me bashkëshorten dhe vajzën 6 vjeçare.