Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë të moshës 30, 41 dhe 51 vjeç.
Gjatë një kontrolli në një apartament në Lentate sul Seveso, në Brianza u zbulua një laborator droge.
Laboratori klandestin u zbulua të hënën më 15 korrik nga detektivët e antidrogës.
Në apartament u gjetën furrat me mikrovalë, ventilatorë, lëndë prerëse, tretës, presa hidraulike dhe kallëpe.
Gjithashtu edhe dy pistoleta një me numër serie të gërvishtur dhe një e vjedhur tetë muaj më parë në provincën e Cuneos.