Ditën e sotme dy zjarre të njëpasnjëshme kanë rënë në Berat.
Zjarri i parë u shfaq në lagjen “Uznovë e madhe” në dalje të qytetit të Beratit dhe i favorizuar nga era u shtri në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Menjëherë shërbimet zjarrfikëse bën të mundur shuarjen e flakëve.
Më pas një vatër tjetër zjarri u shfaq në malin Shpirag e cila u shkaktua nga shkarkesa e një rrufeje.
Në vendngjarje shkuan shërbimet zjarrfikëse, me 8 efektivë dhe 3 mjete dhe në një kohë të shkurtër lokalizuan flakët dhe kryen fikjen e plotë të zjarrit.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 300 m2 me shkurre e bimësi, ndërkohë që në lagjen “Uznovë e madhe”, ku zjarri ishte i qëllimshëm, u dogj një sipërfaqe rreth 600 m2 me shkurre e ferra.
Gjithashtu nga era e fortë dhe stuhia u rrëzuan disa pemë dhe shtylla dhe u bllokuan rrugët.