Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar u arrestua në Durrës.
50-vjeçari Marlen Sallahu banues në Durrës pas një konflikti për motive të dobëta në vitin 2015 tentoi të vriste me armë zjarri një person.
Ai u dënua me 6 vjet burg.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.