Ditën e mërkurë një 7-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht në një liqen në Itali.
7-vjeçarja kishte shkuar me shokët dhe shoqet në liqenin e bioparkut AcquaViva në Caraglio pak kilometra larg Cuneos.
Shqiptarja Anisa Murati u gjet u gjet dy metra thellë në pellgun e madh artificial vetëm pas ndërhyrjes së mjeteve të urgjencës, shkruan rainews.it.
Babi i 7-vjeçares ka folur për mediat ku ka kërkuar drejtësi dhe të zbardhet e vërteta.
“Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, unë kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi”, ka thënë babai i 7-vjeçares.
Sipas tij vajza nuk dinte të notonte dhe mësueset e qendrës verore ishin vënë në dijeni për këtë gjë.
Ata i kishin dhënë me vete edhe krahë ndihmës.
Vendi i ngjarjes është mbyllur për shkak të hetimeve gjyqësore dhe pritet të kryhet autopsia e vogëlushes.