Ditën e sotme 42-vjeçari Rigels Kaso ndërroi jetë në spital teksa po qëndronte në koma për disa ditë.
42-vjeçari kishte organizuar në rrjetet sociale një takim me Bajram Gjeleshin 34-vjeç.
Gjeleshi i kishte lënë orarin dhe vendin e takimit me Kason nga rrjetet sociale të bashkëshortes së tij, teksa 42-vjeçari mendonte se ishte duke komunikuar me vajzën për të cilën nuk kishte dijeni që ishte e martuar.
Këtë informacion Kaso u vu në dijeni në momentin e përballë me 34-vjeçarin.
Pas një debati të nisur me tone të ashpra, situata agravoi deri në përleshje fizike aty ku Kaso mori dëmtime të rënda.
Pasi u dhunua me grushte nga 34-vjeçari , Kaso u rrëzua dhe i ra koka në bordurë nga ku mori edhe dëmtimin fatal i cili i shkaktoi edhe vdekjen.
Ngjarja e rëndë u komentua dhe nga fqinji i Kasos i cili në një deklaratë për mediat ku u shpreh se e njihte si djalë të shkëlqyer dhe të rregullt.
Autori ende nuk është arrestuar edhe pse policia e ka identifikuar dhe e ka shpallur në kërkim si përgjegjësi i dyshuar për dhunimin brutal të 42-vjeçarit.
U dhunua disa ditë më parë, ndërron jetë në spital 42-vjeçari Rigels Kaso