Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij, vazhdon të jetë në arrati ndërsa kërkimet për kapjen e tij po vazhdojnë me intensitet të lartë. Sipas raportimeve të medieve serbe, Hajrizi ka kaluar lumin Drina dhe ka shkuar në Bosnjë e Hercegovinë menjëherë pas krimit.
Mediat serbe, si Novosti raportojnë se Hajrizi është arratisur për në Bosnjë pas incidentit më 5 korrik, kur ai është akuzuar për vrasjen e Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e Vjekoslav Iliq në Smederevo. Pjesë e kërkimeve janë dronët dhe helikopterët, duke përfshirë një mobilizim të madh nga autoritetet serbe.