Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë në Gjermani dhe për këtë ngjarje është arrestuar një shqiptar si autor i dyshuar. Ai është 52-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, sipas policisë gjermane, pas një debati në zonën e Eisenbahnstrasse. 39-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku humbi jetën.
Hetimet e policisë dhe prokurorisë publike për rrjedhën e krimit janë duke vazhduar, sipas mediave gjermane.