Kryebashkiaku Erion Veliaj në takimin me strukturat e PS ka dhënë lajmin se Tirana dhe Kamza do të lidhen shumë shpejt edhe me disa ura të tjera.
Veliaj u shpreh se së shpejti nis ndërtimi edhe i urave të tjera, që i vijnë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve në të dyja anët e lumit.
“Duhet të nisim punën urgjent për urat e tjera dhe jam i bindur se po të vijojmë këtë punë siç e kemi nisur, aksi Tiranë-Kamzë do jetë aksi më i madh ekonomik, financiar, i punëdhënies, i arsimit dhe i investimeve në Ballkan”, tha ai.