-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshohet se ndihmoi Fatonin pas arratisjes nga burgu, një i ndaluar

Kryesoret

Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka zhvilluar hetime në lidhje me arratisjen e Faton Hajrizit ndodhur ditë më parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

Në vazhdën e veprimeve hetimore, nga Policia e Kosovës kanë thënë se sot me 20 korrik është ftuar për intervistim një person, për të cilin dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Në konsultim me Prokurorin dhe me vendim të tij, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë. “Për të gjitha veprimet hetimore është konsultuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit