Sali Berisha mbrëmjen e sotme nga ballkoni u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen për të mposhtur Ramën.
Ish-kryeministri theksoi se kjo ftesë i shkon kujtdo, që të lërë pas hatërmbetjet dhe të bashkohen për një qëllim të përbashkët. Nuk foli për përjashtime nga ftesa, të paktën sonte. A është kjo një dorë e shtrirë edhe për Bashën?
“Ka vetëm një rrugë për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin e zgjedhjeve të lira, fitoren e opozitës dhe kjo rrugë është beteja jonë pa kthim gjer në fitore. Kjo rrugë kërkon nga ne të bashkohemi më shumë se kurrë.
Kjo rrugë kërkon nga çdo demokrate e demokrat të ngrihet mbi çdo ndjenjë personale, mbi çdo hatërmbetje, mbi çdo padrejtësi që i është bërë atij që ai mendon dhe të bashkohemi në kontributin tonë të përbashkët”, tha Berisha.
Berisha: Ngrihuni të rrëzojmë Ramën dhe të dyfishojmë pensionet









