Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla njoftoi se të gjitha çështjet për rastin e Faton Hajrizit i kanë adresuar edhe tek partnerët ndërkombëtarë. Ajo tha se presin kthimin e trupit në Kosovë.
“Kemi adresuar të gjitha temat edhe tek partnerët ndërkombëtarë sepse së paku trupi i qytetarit tonë do të duhej të kthehej sa më shpejt në Kosovë, do të duhej t’i kthehej familjes” tha ajo.
Ajo ka treguar se përmes Zyrës Ndërlidhëse kanë komunikuar me institucionet e Serbisë dhe se do të njoftohet opinioni publik sapo të ketë ndonjë konfirmim.