Në një aksion të koordinuar ndërkombëtar, Arben Kaçori, kunati i biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar në Lisbonë nga autoritetet portugeze. Kaçori, i njohur për lidhjet e tij me mafien ballkanike dhe një e dënuar në Itali, ishte ndalur më 3 Korrik në një kompleks luksoz banimi, shkruajnë mediat lokale.
Përveç Kaçorit, gjatë operacionit “Labirinth” është ndaluar gjithashtu Ícaro Leddy Gouveia, një lider i mafias marokene. Të dy ata ishin fqinjë në një ndërtesë luksoze dhe udhëhoqën një rrjet të madh të trafikimit ndërkombëtar të drogës.
Operacioni, i cili u zhvillua në Portugali dhe Holandë, çoi në çmontimin e infrastrukturës së një grupi kriminal të akuzuar për trafik droge, rrëmbim dhe aktivitete të tjera kriminale. Gjatë aksionit u sekuestruan sasi të mëdha parash, automjete luksoze, dhe pajisje të ndryshme.
Kaçori dhe Gouveia tani janë në paraburgim në burgun e sigurisë së lartë në Lisbonë, duke pritur për zhvillimin e hetimeve të mëtejshme.