-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haxhiu takon sot partitë politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve

Kryesoret

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë politike në një takim konsultativ për të diskutuar datën e mundshme të zgjedhjeve.

Takimi do të mbahet sot në ora 15:00.

Dje, Haxhiu zhvilloi një bisedë me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, ku u shqyrtuan detajet e procesit zgjedhor, i cili duhet të realizohet brenda 45 ditëve.

Përfaqësuesit e partive politike kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në këtë takim.

Kjo ftesë vjen pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, ku afati i fundit ishte 28 prilli. Sipas vendimit të Kushtetueses, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së Parlamentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit