Të dënuarit shqiptarë në Greqi kanë filluar një grevë urie për të protestuar ndaj shkeljeve të të drejtave të tyre në burgje. Ata kanë bërë të ditur mediat shqiptare se greva do të përshkallëzohet në të gjitha burgjet e Greqisë deri në fund të javës së ardhshme.
Të burgosurit shqiptarë pretendojnë se drejtësia greke po u mohon të drejtën e lirimit me kusht, ndonëse ata kanë pritur më shumë se një vit për këtë vendim. Në deklaratat e tyre, ata kërkojnë që autoritetet greke të respektojnë ligjet dhe të shqyrtojnë kërkesat e tyre për lirimin me kusht.
Të dënuarit shqiptarë në Greqi nisin grevë urie për shkelje të drejtash.