Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Memaliaj.
Shehu shprehet se zanafilla e krimit është te kanabizimi.
“Zanafillën prej kanabizimit të atyre hapësirave, me pasojë dominimin e terrorit kriminal. Kanabizim i nxitur, organizuar e përdorur nga kjo Rilindje, që ka krijuar një zinxhir veprash kriminale, në rritje e konsolidim këto, së bashku me forcimin e kriminalitetit”, shkruan Shehu.
Ai thotë që kjo ka shkatërruar rendin e ligjit.
“Vepër kjo e këtij rregjimi, që veçse ka varfëruar e skllavëruar fshatarët e ndershëm, terrorizuar ata banorë plot vlera, jo vetëm të Memaliajt, por dhe të Tepelenës e më tej në Qark”, shprehet Shehu.