Ditën e sotme një 48-vjeçar u arrestua pasi u gjet me armë zjarri dhe me dy mina me telekomandë.
48-vjeçari Arben Zagolli udhëtonte me taksi nga Pogradeci drejt Lezhës.
Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak.
Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, dy mina me telekomandë dhe municion luftarak.
Policia thotë se do të vijojnë punët për zbardhjen e udhëtimit të 48-vjeçarit dhe për gjetjen e autorëve të tjerë bashkëpunues për të kryer ngjarje kriminale.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.








