Shahrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, i cili u vra nga policia në Serbi pas akuzave për vrasjen e një efektivi serb, ka rrëfyer vuajtjet e tmerrshme të të birit gjatë burgosjes në Serbi.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ajo ka shpjeguar se Faton Hajrizi, i burgosur për 23 vite, ka jetuar në kushte të rënda, duke fjetur në krevat betoni dhe duke u lidhur me zinxhirë. Shahrije Hajrizi shprehet se djali i saj kishte shpresuar për liri dhe drejtësi, por iu mohua gjatë gjithë kësaj kohe.
“Shtetit ia dorëzova 15-vjeçar, shteti e mbajti 23 vjet. Me djalin e kam pasur kontaktin në 1 korrik deri në 3 korrik që erdhi në vikend. Ka qenë shumë i rregullt, por nuk ka pasur drejtësi për të. Ai e ka dashur lirinë, por lirinë nuk ia dhanë kurrë, lirinë ia mohuan. Shprehte shqetësime edhe gjatë kohës që kishte qenë në burg. E kam ditur kur e kam parë të lidhur me zinxhir. Ka fjetur në krevat betoni”, tha e ëma e Fatonit.