-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjarjet që çuan Joe Biden në tërheqje

Kryesoret

Në një artikull të publikuar nga BBC, analizohen ngjarjet kyçe që e çuan Presidentin Joe Biden në vendimin për të tërhequr dorë nga gara presidenciale. Në periudhën e shkurtër më pak se një mujore, disa ngjarje kanë influencuar vendimin e tij:

Debati presidencial më 27 qershor, ku përgjigjet jo të qarta të Bidenit solli dyshime për aftësitë e tij për të qëndruar në postin e presidentit.

Më 28 qershor, Biden shprehu shpresën për të zgjidhur dyshimet në një fjalim në Karolinën e Veriut, duke theksuar se nuk është në formën e dikurshme, por e di të thotë të vërtetën.

Më 2 korrik, Përfaqësuesi Demokrat Lloyd Doggett bëri thirrje për tërheqjen e Bidenit, një thirrje e cila u bashkua shpejt nga të tjerë.

Më 5 korrik, në një intervistë me ABC, Biden tha se vetëm “Zoti i Plotfuqishëm” mund ta bindë atë të tërhiqet nga garat presidenciale.

Më 8 korrik, pas një fundjave tensionesh brenda partisë, Biden deklaroi se nuk do të tërhiqet, por kërkoi unitet në një letër të gjatë drejtuar demokratëve.

Më 10 korrik, ish-Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, bëri të qartë se vendimi për të kandiduar mbetej në dorën e Bidenit.

Më 11 korrik, në një ngjarje në Uashington, Biden i referoi presidentit ukrainas si “President Putin” dhe Zëvendës Presidentit Harris si Trump.

Më 13 korrik, një video virale tregoi momentin kur Biden harron emrin e Sekretarit të Mbrojtjes.

Më 17 korrik, pasi testoi pozitiv për Covid-19, Biden ndaloi fushatën për karantinë.

Më 18 korrik, një tjetër incident ku Biden Biden harron emrin e Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin në një intervistë.

Më 19 korrik, Biden njoftoi se do të rifillojë fushatën, megjithëse presioni për tërheqjen e tij rritej ndjeshëm nga donatorë dhe ligjvënës demokratë.

Më 20 korrik, Trump kritikoi demokratët për mungesë të qartësisë në lidhje me kandidatin e tyre.

Në një deklaratë sot, Biden konfirmoi tërheqjen dhe emëroi Zëvendës Presidenten Kamala Harris si kandidate për ta zëvendësuar atë në garën presidenciale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit