Mesditën e sotme në plazhin e Tales janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në një lokalet e zonës gjatë një konflikti të çastit mes dy personave dhe raportohet për një të plagosur.
I plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe për arrestimin e autorit të identifikuar.