Ambasada e SHBA me anë të një postimi ka reaguar lidhur me miratimin e reformës në drejtësi 8 vite më parë.
Ambasada përgëzon popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm.
“Reforma në drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme”, shkruan ambasada e SHBA.
Ata shprehen se do të qëndrojnë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë.
“Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve”, thotë ambasada e SHBA.