-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Memaliaj/ Gjyshja e kamarierit: Duam drejtësi, përse e vranë?!

Kryesoret

Në atentatin në Memaliaj humbën jetën tre persona dhe një mbeti i plagosur.

Kamarieri Gledio Muka mbeti i vrarë në lokalin ku punonte si kamarier.

Në lidhje me këtë atentat ka folur edhe gjyshja e tij e cila tha se ai punonte për bukën e gojës dhe do të kërkojnë drejtësi për atë që ndodhi.

“E vranë duke punuar, ishte djalë i vetëm. Kërkojmë drejtësi për djalin përse e vranë?!”, shprehet gjyshja e Gledios.

“E kemi pasur flori e kaluar floririt. Pse ma vranë djalin? Përse? Ata e kishin lënë punën dhe po rrinin atje se ishte vapë. Kishte nënën babanë, unë gjyshja. Kërkojmë të drejtën e djalit. Përse na vranë? Çfarë bën shteti. Na bëri gjëmën, e kishim djalë të vetëm. Gledi i nënës, floriri i nënës”, tha gjyshja mes lotësh.

Nga hetimet rezulton se Gledion Muka dhe Marsel Çela janë dy viktima të pafajshme të cilët kanë qenë në lokal, ndërsa objektiv i atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit