Eksperti i ekonomisë Klodjan Muço trego në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ arsyet sipas tij që këtë sezon nuk është më bumi i vitit të shkuar.
“Ka kaluar tashmë dhe bujqësinë. Ajo që vihet re, vitin e kaluar u kalua në sold out, sidomos në jug. Një rritje e çmimeve me shërbim që linte për të dëshiruar. Feedback ishte, e bukur Shqipëria por shërbimi lë për të dëshiruara dhe çmim ishin të larta. Ka fluks turistësh por plazhet janë gjysëm bosh. Shqiptarët i kanë abandonuar plazhet e vendit. Janë bërë të paaksesueshme për shqiptarët. Vërtet kemi fluksin që thonë mediat shqiptare, kosovarët i kanë hequr vizat”, tha Klodjan Muço.
Ai theksoi se ka një rritje të turizmit në mënyrë fiktive dhe rritje çmimesh me mungesë të cilësisë së shërbimeve.
Muço tha se këtë vit kemi turist, por jo siç kishim vitin e kaluar.