Dje, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, njoftoi tërheqjen e tij nga gara për të kandiduar përsëri për Shtëpinë e Bardhë nga radhët e demokratëve.
Pak minuta më pas, Biden shprehu mbështetjen e tij të plotë për zëvendëspresidenten Kamala Harris për të garuar për presidente në zgjedhjet e ardhshme.
Nga ana tjetër, republikanët kanë nisur sulmet ndaj Harrisit menjëherë pas kësaj lajmi. Kandidati për zëvendëspresident nga republikanët, JD Vance, deklaroi se Biden ishte presidenti më i dobët në historinë e SHBA dhe se “Harris ishte gjithmonë pranë tij në çdo hap të rrugës”, raporton BBC.
Reagimi për tërheqjen e Bidenit ka ardhur edhe nga Komiteti Kombëtar Republikan, i cili tha se “ndërsa demokratët shpërbëhen, Trump po bashkon popullin amerikan”.