-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkencëtaret në Britani: Zbulohet ilaçi që mund të zgjasë jetën për 25%

Kryesoret

Një ekip i shkencëtarëve në Laboratorin e Shkencës Mjekësore dhe në Kolegjin Imperial të Londrës ka zbuluar një ilaç që mund të zgjasë jetën e minjve laboratorik me 25%, raporton The Independent.

Studiuesit kanë identifikuar se përdorimi i një trajtimi që deaktivizon proteinën interleukin-11 (IL11) ka sjellë një zgjatje të jetëgjatësisë së minjve. Kjo metodë ka treguar se redukton vdekshmërinë nga kanceri dhe ul ndikimin e sëmundjeve të inflamacionit kronik dhe metabolizmit të pa rregullt.

Minjtë që morën trajtimin jetuan për rreth 155 javë, krahasuar me ato që nuk e morën, të cilët jetuan për 120 javë. Ky zbulim ka shkaktuar optimizëm për mundësinë e aplikimit të këtij ilaçi edhe te njerëzit në të ardhmen, për të luftuar efektet e plakjes dhe sëmundjet që vijnë me moshën e shtyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit