Në orën 02:30 në një pallat të qytetit të Pogradecit, në sheshpushimin midis kateve të parë dhe të dytë, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse pranë banesës së shtetasit M.B., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të shpërthimit.