Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas vendimit të Joe Biden për të tërhequr nga gara presidenciale, duke shprehur respektin e tij të thellë për Bidenin si patriot të madh. Megjithatë, në reagimin e tij, Obama nuk ka ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për Kamala Harris për të udhëhequr partinë në garën presidenciale, sipas raportimit të BBC.
“Ne do të lundrojmë në ujërat e paeksploruara në ditët në vijim. Por kam besim të jashtëzakonshëm se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i shquar. Biden është një nga presidentët më të rëndësishëm të Amerikës, si dhe një mik i madh,” tha Obama.
Obama nuk specifikoi se kush do të ishte kandidati i preferuar i tij për të zëvendësuar Bidenin në garën presidenciale, duke e lënë hapur mundësinë për zhvillime të mëtejshme në partinë demokratike.