Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha njoftoi se sot do të dorëzohet rekursi në Gjykatën e Lartë për cështjen e vulës. Tha se lexoi vendimin e zbardhur të Apelit dhe theksoi se u bind më shumë se jo vetëm do të bëhet rekurs por do të njoftohet edhe SHBA.
“Ne sot do të dorëzojmë rekursin në Gjykatën e Lartë. Zbardhja e vendimit të Apelit tregon sa skandaloz ka qenë presioni. Apeli ka thënë se nuk ka qenë i drejtë ankimi. Kjo është si të marrësh pronën dhe të mos kesh të drejtë të ankohesh.
Ka falsifikime të dokumenteve zyrtare. Ndaj sot protokollojmë rekursin në Gjykatën e Lartë. Do të njoftojmë SPAK, KLP, KLGJ dhe SHBA-në e BE-në por edhe Britanisë për këtë hap që do të hidhet që të mos lejohet një padrejtësi totale. Kjo është 100 me 0 në favorin tonë” tha ai.
Kishte një apel edhe për deputetët që të mos votojnë ndryshimet për reformën zgjedhore. “Ju bëj thirrje deputetëve të dalë nga listat e PD-së që ditën e enjte apo të premte të mos e votojnë projektin e pazarit Rama-Berisha për të mbyllur listat” tha ai.