Deputeti i Partisë demokratike Dashnor Sula Ka reaguar në lidhje me mallrat e importuara.
Sula shprehet se mallrat e importuara nga jashtë në vendin tonë po mbysin prodhimin vendas.
“Në juglindje, fermerët kanë dalë në protestë sepse nuk kanë treg të shesin produktet e tyre. Jo vetëm mollët, edhe qepët edhe patatet kanë mbetur pa shitur. Në të gjithë vendin është i njëjti shqetësim”, theksoi Sula.
Më tej ai shkruan se me këto ritme dhe ajri do të jetë i importuar dhe ata që do të marrin frymë do të jenë vetëm pushtetarët e pangopur.