-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Harris apo Trump? Analisti: Në Ballkan nuk do të ketë ndryshime

Kryesoret

Fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara po ndiqet me vëmendje edhe në Ballkanin Perëndimor. Edhe pse vendet e këtij rajoni nuk presin që politika amerikane ndaj tyre të ndryshojë rrënjësisht – pavarësisht se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë – secili prej tyre ka preferenca.

Ndërsa në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, më saktësisht në entitetin e Federatës së BeH-së, duan fitoren e kandidatit/es demokrat/e, në Serbi dhe në entitetin tjetër të Bosnjës, Republika Sërpska, shumica dërrmuese është në favor të kundërshtarit republikan, Donald Trump.

Në Mal të Zi, tabloja është me shumë ngjyra, ndonëse shumica duket se anon drejt Trumpit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha pas debatit të parë midis Trumpit dhe Joe Bidenit në qershor – kur presidenti aktual amerikan ishte ende në garë për rizgjedhje – se “Trump nuk do të mbështesë asnjë botë serbe, as nuk e kërkon dikush një gjë të tillë, por ndoshta Trump do të mbështeste një politikë disi ndryshe, që nuk do të ishte antiserbe”.

Është plotësisht e qartë se asnjë nga vendet që janë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, domethënë vendet anëtare të BE-së, SHBA-ja apo Kanadaja, nuk do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe nuk do t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre kryesore në politikën e jashtme, thotë për Radion Evropa e Lirë Ivan Vejvoda, bashkëpunëtor hulumtues i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë. (REL)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit