Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me vendimin për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë.
Kurti deklaroi se ky vendim është i padrejtë, i dëmshëm dhe dekurajuese për integrimin e serbëve.
Sipas vendimit zgjerimi i liberalizimit të vizave të BE-së për banorët serbë të Kosovës është i rëndësishëm për të parandaluar diskriminim ndaj këtyre qytetarëve të cilët rrezikojnë të trajtohen ndryshe nga banorët e tjerë.
Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar këtë vendim.