-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prishtina dhe Beogradi bashkëpunojnë për Faton Hajrizin, konfirmohen gjurmët e gishtërinjve

Kryesoret

Gjurmët e gishtërinjve që autoritetet policore serbe kanë marrë gjatë hetimit të vrasjes së policit Nikolla Krsmanoviç nga Faton Hajrizi përputhen me shenjat e gishtave që kishin edhe autoritetet e Kosovës.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka konfirmuar identifikimin e Hajrizit pasi autoritetet serbe kanë dërguar dje shenjat e gishtërinjve në Prishtinë.

Pavarësisht bashkëpunimit për rastin, nuk është qartësuar sesi është realizuar komunikimi mes institucioneve të Beogradit dhe Prishtinës, duke marrë në konsideratë mungesën e njohjes nga ana e Serbisë.

“Me kërkesën që të gjitha këto lajme nga Serbia të trajtohen me kujdes derisa të konfirmohen plotësisht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora do t’ju informojnë kur të ketë informacione të reja për këtë rast”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtë të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit