Në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, kryetari Ervin Salianji lexoi raportin, ku PS dhe opozita kanë dy raporte të ndryshme.
Salianji u shpreh se anëtarët e Partisë Socialiste refuzuan të thërrisnin Edi Ramën dhe ish ministrin Bledi Çuçi si dëshmitar.
“Anëtarët e PS refuzuan të thërrisni Edi Ramën, megjithëse në dokumentacionin e administruar dhe dëshmitë e marra emri i tij u përmend. Po ashtu anëtarët e mazhorancës refuzuan të thërrisni ish ministrin e Brendshëm Bledar Çuçi”, tha Salianji.
Më pas ai tha që dëshmitë u vendosën që të zhvilloheshin me dyer të mbyllura.
“Anëtarët e mazhorancës vendosën që dëshmitë të merreshin me dyer të mbyllura edhe pse në të shumtën e rasteve dëshmitë nuk përmbanin sekret shtetëror”, theksoi Salianji.