2 korrierët njëri shqiptar dhe tjetri maroken janë arrestuar nga policia financiare për llogari të Prokurorisë Publike të Firences – Drejtoria Antimafia e Qarkut.
Ata akuzohen që nga prodhimi te trafikimi i sasive të mëdha të lëndëve narkotike të importuara nga Maroku dhe Spanja.
Më pas i shpërndanin në territorin toskan.
Gjatë hetimeve u identifikua një strukturë kriminale që importonin sasi hashash dhe marihuane.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 127 kg lëndë narkotike, si hashash, marihuanë dhe kokainë.