Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë fshatin Golem të Lushnjës, i cili ka rrezikuar që të djegë edhe disa banesa.
Në fillim zjarri ka nisur pranë shinave të hekurudhës por për shkak të erës flakët janë përhapur me shpejtësi.
Për shuarjen e vatrave janë angazhuar vetë banorët e zonës.
Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.