Gati për Lojërat Olimpike. Ekipi olimpik shqiptar është nisur për në Olimpiadën e Parisit. U nisën 7 sportistë, Luiza Gega do të bashkohet me skuadrën pas disa ditësh.
Presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli, është optimist për medalje nga tre mundësit e natyralizuar.
“Këtë radhë jam besimplotë se me tre mundësit tanë ne do i sjellim Shqipërisë një medalje, janë në një formë të jashtëzakonshme, janë kampionë bote, Evrope.
Luiza Gega është sportistja jonë më e mirë dhe ajo është në gjendje të jashtëzakonshme.”, u shpreh presidenti Fidel Ylli.