-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kodi Zgjedhor/ Alibeaj: Po i japin Edi Ramës mandatin e katërt

Kryesoret

Deputeti Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve tha se me ndryshimet për kodin zgjedhor është bërë pazari për ti dhënë Ramës mandatin e katërt.

Alibeja u shpreh se ky ndryshim i jep mundësi Ramës që të përdorë administratën, patronazhistët për të vjedhur votat.

“Jepini shqiptarëve të drejtën që ta zgjedhin ata deputetin që duan. Nëse e do një parti politike, ta zgjedhë si opsion. 100% të listës ta mbajnë të mbyllur ata, mbase pushteti e do të mbyllur, por jo duke detyruar shqiptarët. Ta bëjnë si zgjedhje të tyre. Vendimi i GJK Kushtetuese është për listë të hapur”, u shpreh Alibeaj.

Ai theksoi se nuk është për votën me postë të hapur.

“Nuk jam për votën me postë. Vota më postë me këto kushte të regjistrohesh brenda 60 ditëve, për 3 muaj, të regjistrohesh duke pasur një vendbanim atje ku je, kjo është pengesa e parë. Duhet të kesh regjistrim zyrtar në vendin e huaj që të kualifikohesh si zgjedhës. U dashka që të paguajë postën ai shqiptari atje me lekët e tij. Ai ka ikur jashtë se s’ka para. Në funksion të plotësimit të atij bishti të fundit, mandatin e fundit”, tha Alibeaj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit