-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Për 45 minuta jeni në Britani me gomone’! Hiqen reklamat e grupeve shqiptare

Kryesoret

Agjencia Kombëtare e Krimit(NCA) në Britaninë e Madhe ka ndërmarrë një tjetër hap për goditjen e bandave të organizuara që përmes platformave sociale reklamonin kalimin në Kanalin Anglez me gomone.

Sky News raporton se janë hequr nga platformat sociale rreth 12 mijë postime që reklamojnë udhëtimet me varka për në Mbretërinë e Bashkuar nga grupet kriminale, mes tyre edhe shqiptarë.

Rreth 3,300 postime, faqe ose llogari u hoqën ose u pezulluan deri në prill të vitit 2023, ndërsa një goditje e shpejtë gjatë vitit të kaluar ka parë pothuajse 9,000 të hequra, një total prej pothuajse 12,000 deri në fund të qershorit.

Një reklamë që shfaq imazhin e dy motorëve jashtë të një skafi thotë në shqip: “Ne i çojmë njerëzit në MB me skaf. Është një punë e përfunduar brenda 45 minutave. Kalimi është 100% i garantuar (i sigurt). Mos e humbisni [këtë mundësi]. Së shpejti do të jemi gati [të nisemi]. Shkruani privatisht”.

Një tjetër, që tregon një hartë të veshur me një vijë të kuqe nga Shqipëria në Kanal, ofron “udhëtime 100% të garantuara (të sigurta) me ne”, duke shtuar: “Rekomandoni udhëtimet tona mikut tuaj dhe fitoni 500 €”.

Udhëheqësi i NCA-së për kërcënimet e krimit të organizuar të imigracionit, Dan Barcroft, tha “Mediat sociale janë kyçe për mënyrën se si funksionojnë këto grupe të krimit të organizuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit