Kreu i Partisë Demokratike në fjalën e tij në tubim ka përgëzuar protestuesit për protestën që u zhvillua në aksin Thumanë-Kashar.
Berisha shprehet se banorët e Mamurrasit me një guxim dhe vendosmëri u përballën dhëmb për dhëmb me falangat e narkoshtetit.
“Sot banorëve të Mamurrasit, të cilët me një guxim, vendosmëri, u përballën dhëmb për dhëmb me falangat e narkoshtetit, i cili i ndëshkon ata në mënyrën më të padrejtë, me atë çka duhet të ishte shpërblimi dhe mirësia e tyre”, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se kjo rrugë nuk mund të shndërrohet kurrë në ndëshkim për banorët por duhet tu garantojë atyre akses dhe lëvizje të plotë.
“Ata u përjashtuan nga Fushë Kruja, u përjashtuan nga Tirana në mënyrën më të padrejtë. 21 kilometra rrugë, që paraqesin autostradën e vetme të filluar dhe mbaruar në këto 11 vite, sapo u inaugurua, u shndërrua në një mallkim për qytetarët dhe banorët ku ajo kalon”, tha Berisha.