Komisioni Evropian ka publikuar raportin lidhur me sundimin e ligjit në Shqipëri.
Në raport evidentohen shqetësimet që mbeten tentativa për ndërhyrje dhe presion mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarë publikë apo politikanë.
‘Sfidë mbetet dhe kohëzgjatja e procedurave dhe numri i madh i çështjeve të mbartura ndërsa masat e mëtejshme për të rritur efikasitetin ende nuk janë zbatuar. Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për korrupsion veprat penale është rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërsa një ligj i fundit për amnisti ngre shqetësime”, thuhet në raport.