Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha gjatë fjalës ndaj mbështetësve të tij u shpreh se deputetët që nuk i voton as shtëpia e vet janë bërë bashkë për Kodin Zgjedhor.
“Deputetë që nuk i voton as shtëpia e vet, nga një anë të korruptuarit e PS, në anën tjetër ata që shitën kauzat e opozitarizimit, duke liruar me amnistinë ata që u dënuan nga SPAK, janë bërë bashkë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, tha Basha.
Ai u shpreh se duhet ti jepet fund pandëshkueshmërisë pasi sipas tij vendimi për vulën e PD ishte i turpshëm.
“Ndaj u dha edhe ky vendim i turpshëm, pasi këta kishin vendosur ti ndanin edhe listat bashkë”, tha Basha.