-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Belgjikë/ Kreu 26 vjedhje, dënohet me katër vite burg shqiptari

Kryesoret

Një shqiptar u dënua me katër vite burg në Belgjikë pasi akuzohet për 26 vjedhje për gjashtë muaj.

Shqiptari i ka kryer këto vjedhje në periudhën kohore prill-tetor 2021.

Ndërkohë ai ishte tashmë i dënuar për vepra të ngjashme penale në Francë, Gjermani dhe Luksemburg.

Shqiptari i njohur me disa pseudonime udhëtonte në të gjithë vendin me automjete të pajisura me targa të vjedhura.

Ai vizitoi veçanërisht Bilzen (provinca e Limburgut), Chaudfontaine (provinca e Lièges), Tervuren (provinca e Brabantit flamand) dhe Bastogne (provinca e Luksemburgut).

Ndërsa vjedhja e tij ,më e madhe është kryer në 21 maj 2021 në Bastogne ku ka vjedhur bizhuteri me vlerë 30 mijë euro. ADN-ja e shqiptarit u gjet në disa shtëpi dhe makina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit