Sekretari i Çështjeve Zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso dha një përgjigje për pretendimet që deputeti Alibeaj tha që po i falini mandatin në tavolinë Ramës.
Kaso theksoi se nuk ka falje mandatesh në tavolinë pasi asgjë nuk ndryshon në mënyrën e përllogaritjes së mandateve.
“Nuk ndryshon asgjë në mënyrën e përllogaritjes së mandateve, nuk ndryshon asgjë në shpërndarjen e mandateve të forcave politike sipas rezultatit që ata kanë marrë në zgjedhje. Të qetëson të gjithë ata që kanë bërë aludime të tilla, se në këtë aspekt asgjë nuk ka ndryshuar”, u shpreh Ivi Kaso.