-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshillit Drejtues i RTSH kundër Elhaida Danit / Anëtari raporton në Kuvend, opozita debate: Keni shkarkuar 144 punonjës

Kryesoret

Këshilli Drejtues i RTSH ka kundërshtuar drejtoreshën artistike të Festivalit të RTSH, Elhaida Dani. Anëtari i Këshillit Drejtues të RTSH, Engjëll Ndocaj tha në Kuvend se kanë kundërshtuar drejtoreshën e përzgjedhur, ndërsa theksoi se kanë kërkuar edhe detaje të tjera mbi buxhetin e këngët.

Vetë Elhaida Dani në një status të bërë publik në rrjetet sociale ka reaguar për përzgjedhjen e saj si drejtoreshë artistike e Festivalit.

“Do vëmë ca pika mbi të dyja palët, duke nisur që nga ajo që është më e rëndësishme, mua më dhemb struktura programore dhe fillimi i sezonit të ri. I kemi thënë drejtorit dje detyra të na paraqesë të gjitha programet e reja që do vijnë. Ky drejtor i përgjithshëm, kishte në platformë të përbashkët me idenë tonë, kthimin në identitet, të kthehet me drejtor dhe më të gjitha strukturat organizative. Dhe të prishet ky lloj statuti që s’jemi dakord asnjë prej ne si këshill drejtues dhe duam sa më shpejt ta prishim. Me prishjen e kësaj strukture organike do bëhen të gjitha ndryshimet, se s’do kemi më drejtore të njësisë së lajme, por drejtoreshë të departamentit të lajmeve, duam ti ndërrojmë të gjitha, por si ndërrojmë dot prej kësaj”, tha Ndocaj.

“Është televizion që mbahet me taksat e shqiptarëve, 144 shkarkime, janë 144 padi të mundshme për RTSH. Ndocaj se pranoi dot se 46 procese janë në Gjykatat e Tiranës. Janë kosto që do paguhen nga taksat e shqiptarëve. Janë shkarkuar pse kishin makinë të shtrenjtë, pse nuk sillnin 4 karrige në mbledhje”, tha Zhupa.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit