Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që të miratohen raporti i KLSH-së për vitin 2023, ashtu sikur ndodhi me institucionet e tjera. Ai tha se shumica po e pengon për shkak se ky institucion ka denoncuar shkeljet dhe aferat e qeverisë.
“Unë e kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në këtë sallë për shkak të shkeljeve të dyshuara korruptive. Ka qenë KLSH që ka denoncuar aferën e inceneratorëve, skandalin tek onkologjiku. Kontrolli i Lartë i Shtetit do të duhet të ftohet të raportohet ditën e nesërme në seancën plenare”, tha Bardhi.
Eduart Shalsi nga socialistët u justifikua në këtë mënyrë. “Shpresoj që zoti Bardhi të jetë i iluminuar për nënkomisionin që u miratua, pasi një anëtar dha dorëheqjen, pasi kishim rënë dakord. Zoti Bardhi duhet t’i kërkojë ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre. Të paaftë për t’u ballafaquar me argumente. Të paktën të merreni vesh me njëri-tjetrin.
Do të kishit kuptuar që në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, një zonjë me emrin Mimoza Dhëmbi, që ka ndryshuar 16 ministra, drejtoresha e Buxhetit, për të cilën KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra. Është precedent i ri. Skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje. S’kemi përgjigje nga KLSH. Po hua përsëris; nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj” tha ai.